Report TV - Bulqizë, Ish-mësuesi në kushte skandaloze, në varfëri ekstreme

  • 6 years ago
Ish mësuesi Ferit Gogushi, tashmë 74 vjeç, pa asnjë mundësi për të pasur një jetë normale si të tjerët.

Gogushi ishte mësues në zonen e Veqishtin te poshtëm, në Bulqize, por një i afërm i tij i mbylli jetën përgjithmon.

Sipas ish-mësuesit, ai jetonte në një zonë kufitare me Maqedonin dhe i afërmi e kishte spiunuar se Feriti (mësuesi) do të arratisej drejtë Jugosllavisë, për këtë ai u denua dhe u fut në burg.

Pas arrestimit, mesuesi Ferit Gogushi kaloi ne gjendje te rende psikologjike dhe u shtrua në spitalin e Elbasanit.
Pas një kohe ish-mësuesi thotë se doli nga spitali, por gjith jeta e tij kaloi në një ferr mbi tok.

?Pasi mbarova shkollën në Shkodër u futa në punë si mësues në fshatin tim. Atje vazhdova të punojë një pjesë në fshatra të tjera një pjesë në Bulqizë, deri sa erdha koha që dola në pension. Gjatë kësaj kohe mua më spiunuan se duke qenë se jam në buzë të kufirit, më spiunuan se doja të kaloja kufirin dhe më futën në burg. Gjatë hetuesisë dhe vizitave të mjekut më nxorrën të papërgjegjshëm. Në Tiranë në spitalin e burgut, atje doktorrët më dhanë këtë diagnozë dhe pastaj më liruan.
Marr 150 mijë lekë të vjetra pension dhe kam gjashtë fëmijë.?, tregon mësues Gogushi.

Recommended