Familjet shqiptare, kredi për mbijetesë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
30% e familjeve shqiptare kanë një hua në sektorin bankar për mbijetesë. Të dhënat vijnë nga Banka e Shqipërisë, e cila përmes një sondazhi ka vërejtur se nga burimet informale, që ishin borxhet që qytetarët merrnin pranë të afërme të tyre, fenomeni i ri që po ndodh është rritja e kërkesës në banka për kredi, ku qëllimi kryesor i tyre janë nevojat për konsum. Banka Qëndrore thotë se 43% familjeve me borxhe, i kanë ato në institucione financiare dhe 57% i kanë borxhe në cash, ose para të marra me fajde.Rreth 30% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka rënë pak krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por rezulton më e lartë se një vit më parë.Por situata e borxheve është më e madhe te sektori i biznesit. 47% e sipërmarrësve kanë detyrime për të shlyer. Qëllimi kryesor i kredisë së tyre janë shpenzimet për rrogat e punonjësve dhe pagesat e ndaj palëve me të cilat bëjnë biznes. Rënia e shitjeve ka bërë që dhe ndërmarrjet e vogla të diskutojnë mbijetesën.Në krahasim me fundin e vitit 2015, ndërmarrjet e vogla dhe më pak ato të mesme, vlerësojnë ulje të nivelit të shitjeve dhe të rezultatit financiar, ndërsa ndërmarrjet e mëdha vlerësojnë përmirësim të tyre.Bizneset janë shprehur se shkaku kryesor i rënies së aktivitetit të tyre janë vështirësitë e konkurrencës.

Recommended