Kapen prostitutat online, mes vajzave dhe një minorene - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër qendër prostitucioni online u shkatërrua nga policia e Tiranës, ndërsa në pranga ranë 7 persona. Operacioni i koduar ?CHAT LINE 3? bëri të mundur edhe arrestimin e administratores së studios, që i shfrytëzonte vajzat për prostitucion virtual.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksuale. Sipas policisë, administratorja 32-vjeçare Dafina Tresa punësonte vajzat, të cilat i shfrytëzonte në prostitucion virtual në adresa të ndryshme online si adult work.

Gjatë operacionit, policia arrestoi dhe një 33-vjeçar Artur Bakalli, i cili dyshohet se gjente klientë online për vajzat mes të cilave është dhe një e mitur 17-vjeçare. Në qershor, në një tjetër operacion të ngjashëm policia e Tiranës arrestoi 9 vajza të tjera, të cilat ushtronin prostitucion online. Skema ishte e njëjta, ndërsa aktiviteti ushtrohej në një apartament të marrë me qira.

Recommended