Audio-përgjimi, Denar Biba: U mbars mali dhe polli një mi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Denar Biba, nënkryetari I KQZ doli para mediave në një konference për shtyp për të sqaruar akuzat në lidhje me audiopergjimin e bërë publik mes tij dhe Ledi Biankut.



Biba tha se edhe vetë reagimi i Gjykatës së Strasburgut konfirmonte se biseda mes tij dhe Ledi Biankut nuk kishte të bënte me një presion ndaj anëtarit të Gjykatës së Strasburgut por vetëm një qasje të papërshtatshme ndaj një gjykatësi



Nënkryetari I KQZ pranoi se audio-përgjimi është i plotë  por se për të nuk ka pasur asnje mandat.



Biba tha se ndien keqardhje që Bianku nuk e ka ndarë me të shqetësimin për këtë qasje të papërshtatshme dhe ta ndërpriste bisedën me të.

"Gjykata e Strasburgut foli duke prezumuar të vërteta ato që ka nxjerrë media, që ka konfirmuar variantin tim të së vërtetës. Varianti i plotë do mësohet kur media të nxjerrë të plotë audion.Deri atëherë, një zyrtar shqiptar, unë praktikisht kam takuar një gjykatës të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut dhe i kam kërkuar të asistonte me dijeninë tij për të mundësuar shtyrjen e një afati të një detyrimi që në atë moment ku qeveria shqiptare sapo ishte krijuar mund të vinte në pozitë të vështirë financat shqiptare."

Recommended