Trafikanti hedh thasët me drogë në Memaliaj; 19-vjeçari kapet me kanabis në Kakavije

  • 7 years ago
Policia ka sekuestruar 23.7 kg kanabis sativa në dy raste të ndryshme në qarkun e Gjirokastrës. Konkretisht, në Memaliaj një makinë Fiat Punto po trafikonte droge dhe në momentin që u pikas nga policia, drejtuesi hodhi dy thasë me 23.5 kg kanabis dhe më pas braktisi mjetin në fshatin Krahës. Policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është 25 vjeç me iniciale S.Z.
Ndërsa në Kakavije u arrestua 19-vjeçari Emarjus Rodha nga fshati Çermë i Lushnjes. Duke udhëtuar drejt Greqisë, atij ju gjet në trup një pako me 200 gram kanabis.

Recommended