Kapen 725 kg kanabis në Vlorë
  • 6 years ago
Një operacion anti-drogë i koduar ?Mesnata? ka çuar në sekuestrimin e 725 kg e 200 gr kanabis që ishte fshehur në një banesë 4-katëshe në lagjen ?24 Maji? të Vlorës.

Policia e Vlorës bën me dije se banesa ku ishte fshehur sasia e madhe e drogës është në pronësi të Artan Kalemit 34 vjeç, i cili është arrestuar. Në pranga ka rënë edhe Xhemil Kalemi 41 vjeç, i cili rezulton se është i përfshirë në veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, policia është duke vijuar hetimet me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve. Dy të arrestuarit akuzohen për prodhim të narkotikëve.