Report TV - Pas Tiranës e Elbasanit edhe në Shkodër,sekuestrohen mjete luksoze

  • 7 years ago
Aksioni për bllokimin dhe konfiskimin e automjeteve të vjedhura në BE, të cilat më pas janë trafikuar e targuar në Shqipëri, vijon edhe edhe në qytetin e Shkodrës.

Rreth 5 automjete të dyshuara të trafikuara janë sekuestruar nga policia e Shkodrës .Dyshohet se këto automjete janë trafikuar nga vendet e BE drejt Shqipërisë.

Automjetet janë me numër shasie të falsifikuar.

Mjetet e bllokuara janë:
-Mercedes Benz
-Volkswagen
-Rover
-Alfa Romeo
-Yamaha (motorçikletë)

Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 2 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër

Recommended