Report tV - Shoqata e Transportit protestë: Ministri licenca paralele me pazar

  • 7 years ago
TIRANE-Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka protestuar paraditen e stome para Ministrisë së Transporteve duke kundërshtuar dhënien e licencave paralele së fundmi në shkelje të ligjit.

Ata kanë akuzuar ministrin në detyrë të Transportit, Sokol Dervishaj për dhënien e 82 licencave në javët e fundit kundrejt pazareve.

Kaos në linjën Tiranë-Elbasan, dy licenca
Problemi kryesor sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema është linja Tiranë-Elbasan për të cilën, sipas tij ministria ka dhënë dy licenca për të njëjtat orare, ndërsa gjykata e ka pezulluar.

Mema akuzon se ?pazari? që është bërë nga një biznesmen i mbështetur edhe nga kryebashkiaku i Elbasanit për të marrë linjën ka futur na kaos operatorët e tjerë duke sjellë cdo ditë konflikte në terminal.

Recommended