Report TV - Vilat, paratë dhe makinat e ambasadorëve nëpër Evropë
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama i quajti dy ditë më parë të lodhur, të avashtë dhe të përgjumur, por etiketime të tilla nuk u shkojnë aspak ambasadorëve tanë nëse u referohemi pasurive që disponojnë. Ndonëse bilanci i tyre në raport me ekonominë e vendit, pra me thithjen e investimeve të huaja është i zymtë, nga ana tjetër, ambasadorët shqiptarë duket se janë mjaft të zhdërvjellët dhe aktivë për shtimin e pasurive të luajtshme dhe llogarive bankare nëpër Evropë.

Shqiptarja.com, duke iu referuar deklaratave të pasurisë ndër vite, publikon pasuritë e paluajtshme të disa prej ambasadorëve shqiptarë në vendet më të rëndësishme të Evropës dhe në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka në pronësi, bashkë me bashkëshorten, rreth 18 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 8 apartamente në Tiranë dhe Durrës, garazhe, bodrume, njësi ndërtimore, sipërfaqe trualli etj. Ambasadori Canaj deklaron gjithashtu disa llogari bankare, ku vetëm tek njëra ka 250 mijë euro gjendje, ndërsa posedon edhe një makinë me vlerë 48 mijë euro. Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber, është bashkëpronare e 9 pasurive të paluajtshme.
Recommended