Report TV - Tritol ish-policit të dënuar, u kap me bomba në 2005 në Shkodër

  • 7 years ago
SHKODER-Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior mëngjesin e sotëm, ndërsa i ishte vendosur banesës së një ish-polici.

Rreth orës 04:00 në lagjen ?Skenderbeg?, Shkodër në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit Rrok Pepaj, ish-efektiv policie ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme materiale, ndërsa janë tronditur familja Pepaj dhe banorët e tjerë të pallatit 2-katësh.

Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës së ish-policit 58-vjeçar, i cili është me precedent penal.

Recommended