Report TV - Saranda prej 10 ditësh pa ujë bie ndjeshëm numri i pushuesve

  • 7 years ago
Në pikun e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Sarandës, prej më tepër se 10 ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Përpara kamerës së Report Tv, banorët e këtij qyteti ankohen se kanë marre nga disa firma fantazma premtimin se brenda pak kohësh do të furnizohen 24 orë me ujë.

"Kemi pasur ujë me bollëk, erdhën pasandaj firma fantazmë, na thanë se do kishim 24 orë ujë dhe do hiqnim edhe depozitat nga lart. Edhe ne kishim një depozitë e kemi vënë këtu në kopsht dhe ujë nuk na vjen, vjen sa përmjerr keci?, thotë në prej banorëve të qytetit të Sarandës.

Gjithashtu edhe pushues të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Sarandës janë të zhgënjyer nga kushtet e ofruara në banesat e tyre pasi nuk kanë ujë as për nevojat e tyre më elementare. Ata shprehen se nga ujësjellësi kanë marrë përgjigjen se prioritet i tyre janë vetëm hotelet.

Recommended