Kopshtet nisin regjistrimet në 1 Shtator

  • 7 years ago
I mbyllur prej dy vitesh, kopshti numër 17 do të çelë dyert për fëmijët e Njësisë 7. Ambientet e reja që do të frekuentohen nga 120 vogëlushë u vizituan nga kryebashkiaku veliaj.

?Shumë njerëz shohin gjëra të bukura dhe s?e kuptojnë që vetëm me shpronësime, kontrata, gjyqe, apelime, sa mund duhet për të mbërritur në këtë produkt. Megjithatë, rëndësi ka fundi dhe çdo peripeci ia ka vlejtur kur produkti është kaq i bukur?, tha Veliaj.

Ndërsa njoftoi se regjistrimet për kopshtet çelen në 1 Shtator, Veliaj tha se prioritet do të kenë familjet në nevojë.

?Kemi shumë kërkesa, ndaj sigurisht që do kemi parasysh edhe nevojat ekonomike që kanë familjet dhe nevojat që ka lagjia për shërbim. Në Tiranë ndoshta shumë gjëra nuk i kemi ende perfekt, por një nga gjërat që besoj për të cilat jemi të gjithë krenarë, është që niveli i çerdheve e kopshteve të Tiranës, ku padyshim kanë standarde evropiane?, shtoi kryebashkiaku.

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës mobiljet e kopshtit janë realizuar nga të rinjtë që vuajnë dënimin në burgje. TV KLAN

Recommended