Report TV - Mbetjet në Tërkuzë, Guri: Situata alarmante, katastrofë mjedisore

  • 7 years ago
?Katastrofë mjedisore, këtu njeriu ushqehet me helmet e mbetjeve?, kështu e ka cilësuar ambjentalisti Sazan Guri problemin e mbetjeve që hidhen dhe digjen në lumin e Tërkuzës.

Më herët gjatë ditës së sotme banorët e Zall Herrit u ngritën në protesta duke kërcënuar se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky problem.

I ftuar në Report Tv, Guri tha se në këtë vend hidhen mbetje shumë të rrezikshme, maune me mbetje spitalore, e farmaceutike.

Sipas Gurit përveç zonës së Kamzës të rrezikuara janë edhe zona e Durrësit e Lushnjes dhe Porto Romano, pasi djegia e mbetjeve shkon te ujërat nëntokësorë në të cilin banorët pinë e lahen.

Recommended