Vuçiç: Të flasim hapur për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se tashmë ka ardhur koha për të folur hapur për Kosovën. Në një shkrim për gazetën serbe ?Blic?, kreu i shtetit serb pohon se në mënyrë që Serbia të ecë përpara duhet të zgjidhë ngërçin e quajtur ?Kosovë?. Zgjidhja sipas tij duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë.?Ka ardhur koha që ne si popull të mos veprojmë si struci që fsheh kokën nën rërë, por të përpiqemi të jemi të vërtetë; të mos i lejojmë vetes të humbasim ose t?i japim dikujt atë që është e jona, por, gjithashtu, të mos presim se do të na bjerë në dorë ajo çka kemi humbur prej kohësh. Të heshtësh do të thotë që neve nuk na interesojnë më përgjigjet, për kurrëfarëgjëje. Të heshtësh do të thotë se nuk kemi më çfarë të kërkojmë. Se kemi hequr dorë së shpresuari. Se jemi të gatshëm për opcionin e fundit. Për konflikt. Brendapërbrenda nesh dhe me ata rreth e qark nesh. Heshtja është tipar i atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë. Atyre që nuk duan të dëgjojnë kurrkënd.?Presidenti serb thotë se zgjidhja nuk gjendet nga njëra anë te mitet dhe konfliktet, por, nga ana tjetër, nuk gjendet as te mohimi dhe te heqja dorë e interesave kombëtare e shtetërore.?Kundërshtarët e dialogut për Kosovën, me Prishtinën janë ata që për çdo humbje-fitore ose për fatkeqësinë e tjetrit gëzohen sikur të jetë suksesi i tyre, duke qenë se nuk njohin sukses tjetër. Arsyetimi i tyre për këtë lloj mosveprimi, çka është në mënyrën e vet krim historik, duke pasur parasysh peshën e pyetjeve që kërkojnë përgjigje, bazohet në shpresën e kotë se dikush, dikur në fund ka për t?u ?dhënë Kosovën? dhe për këtë gjë, për kënaqësinë e tyre, do të mbajnë pasojat. Këtë edhe mund ta kuptoj nga këndvështrimi i politikës së përciptë të ditës, ndërsa nga këndvështrimi historik kjo gjë nuk ka as justifikim, as logjikë. Duke qenë se kjo është pyetja më e vështirë që shtrohet para nesh, në bazë të pikërisht kësaj - që është jona, pikërisht për këtë gjë është e domosdoshme si asnjëherë tjetër më parë që të gjithë bashkë të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që e përjashton konfliktin si opcion dhe që do të na shërbejë të të gjithë neve që jetojmë në këto vise.?Shkrimi i Presidenti Serb ka gjetur hapësirë edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e ka postuar në faqen e tij në Facebook. Rama shkruan se ka ende shumë rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit, ku vitet e fundit janë hedhur sidoqoftë drejt rrugëdaljes hapa që deri përpara këtyre viteve nuk i imagjinonin as më optimistët.

Recommended