Palestra e shkollës “Dëshmorët e lirisë”e hapur për të rinjtë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në vijim të nismës ?shkolla qendër komunitare?, bashkia e Tiranës ka çelur dyert e palestrës së re të shkollës ?Dëshmorët e Lirisë?, duke ftuar jo vetëm nxënësit e saj por edhe të rinjtë e njësisë të merren me sport.Erion Veliaj: ?Më parë rregulli ka qenë ndryshe: Mësimi fillonte në orën 8.00 dhe mbaronte në 13.30, pas kësaj shkolla ishte bosh. Tani e kemi ndryshuar rregullin, duke futur konceptin e shkollës si qendër komunitare, ndaj duam që shkolla të ketë frymë njeriu, të jetë e mbushur me nxënës, fëmijë dhe sportistë të ardhshëm çdo pasdite. Kjo është 1 nga 62 shkollat, e cila qëndron e hapur edhe pas mësimit, ku po të njëjtët nxënës apo edhe nxënës të tjerë nga komuniteti kanë mundësi të përdorin terrenet sportive. Palestrën këtu e përdorim kryesisht për volejboll, basketboll, taekwondo. Disa nga klasat do t?i përdorim për kurse shahu, ndërsa pjesa e fushës jashtë për kalçeto ose futboll?.Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se rikonstruksioni i shkollës dhe i palestrës, tregoi edhe njëherë se Tirana është si një familje e madhe, ku të gjithë kontribuojnë për ta përmirësuar jetesën dhe qytetin.?Në Tiranë funksionojmë si një familje; pra, në familje kontribuojnë të gjithë, ku secili sipas mundësisë jep diçka. Ashtu ndodhi edhe këtu, por e rëndësishme është që në fund fare e gjithë kjo doli një përpjekje fantastike. Të kesh gjërat e bukura dhe mos t?i mbushësh me jetë njeriu është si të kesh një stoli që nuk i mban asnjëherë. Kështu që, edhe për ne nuk ka shumë kuptim fakti që kemi gjithë këto gjëra të bukura dhe gjithë këto investime nëse nuk përdoren nga njerëzit?.Veliaj u beri thirrje serish të rinjve të mbështesin nisëm e bashkisë duke vendosur një flamur në ballkonin e shtëpisë për festat e nëntorit.
Recommended