Djali vret babain dhe plagos nënën e tij
  • 7 years ago
Një 21-vjeçar vrau në mesditë në shtëpine e tij babain, një efektiv të policisë, dhe plagoni nënën.

Ngjarja ndodhi në Bathore, në rrugen Beslidhja.

Në video duken pamjet e vendit të ngjarjes në banesën e efektivit të policisë së Kamzës, Miftar Metollarit, pak kohë pasi i biri Miraldi 21-vjeçar e la të vdekur, duke e qëlluar tri herë me armën e shërbimit.

Pas krimit, djali nisi të ëmën, Nurien, në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe u ndalua nga policia.

Krimi ndodhi pas një grindje për një mur betoni, pjesë e rikonstruksionit të oborrit, që Miftar Metollari ia kishte ngarkuar të birit.

Këtë version pohoi në polici edhe 21-vjeçari, që kishte pak kohë i kthyer nga Anglia, ku nuk kishte mundur të qëndronte për shkak të vështirësive me dokumentacionin.

Pavarësisht krimit, të afërm të familjes thonë se Mirald Metollari njihej si person i qetë dhe pa konflikte me babain e tij.

Policia në vendin e ngjarjes sekuestroi 5 gëzhoja të pistoletës ?TT?, të efektivit të policisë. I arrestuari i cili u dërgua në Policinë e Tiranës shfaqi shenja tronditjeje psiqike sipas policisë ka mundur të japë vetëm pa shpjegime për ngjarjen. Ai tha se nuk donte ta qëllonte nënën, por u prek nga plumbat kur u fut në mes për të shuar sherrin. TV KLAN
Recommended