Report TV - Fier, ndërpriten 185 lidhje të paligjshme të ujit, mbi 2500 debitor

  • 7 years ago
Në kuadër të menaxhimit për ujin e pijshëm në mbarë vendin, edhe Fieri është bërë pjesë e kësaj nisme.

Gjatë gjithë kësaj jave në këtë qytet ka vijuar prerja e lidhjeve të paligjshme dhe kontrolli i abuzuesve të cilët shfrytëzojnë ujin e pijshëm për lavazhe dhe për të vaditur.

Vetëm në një javë, në qytetin e Fierit janë prerë plot 185 të tilla.

Për kontrollin e të gjithë pikave të paligjshme është ngritur nje task-forcë e cila do të inspektojë çdo abonent në të gjithë qytetin.

Drejtori i shitjeve në Drejtorin e Ujësjellësit të Fierit thotë se fushata për prerjet e paligjshme do të vazhdojë gjatë gjithë verës.

?Gjatë periudhës së nxehtë dhe pikës së konsumit të ujit, ne jemi në terren me 4 grupe taksforce të shpërndara kryesisht në zonat informate, pasi konsumi dhe shpërdorimi më i madh i ujit është në këto zona. Ne zakonisht çdo javë bëjmë analizën e grupeve të punës dhe zakonisht kemi 20-45 lidhje të jashtëligjshme në çdo javë?, tha Drejtor i shitjes në UKF, Endri Gjikondi.