Selami: Fiton modeli im. Basha: PD do dalë më e fortë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati per kreun e Partisë Demokratike Eduard Selami ka mbërritur i pari ne selinë e PD. Pas votimit, Selami ka theksuar se beson tek fitorja, pavarësisht kushteve te pabarabarta ne gare. ?Unë mendoj që gara e pabarabartë nuk mund të nxjerrë një rezultat klinikisht të drejtë. Por ato çka humbas në procedura, unë e fitoj në avantazhin që ka modeli im.? Pas Eduard Selamit ka votuar dhe Lulzim Basha, i cili kërkon nga demokratet nje mandat te dyte. ?Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike. Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t?u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.? Kundërshtaret e Bashes ndërkaq e kane shpallur vendimin e tyre per bojkotin e procesit, nje vendim qe eshte kritikuar nga kandidati Selami. ?Unë mendoj që bojkoti nuk është ide e mirë dhe kam qenë gjithmonë kundër bojkotit, nuk e kam pranuar. Them se bojkoti është një gjë që i përket të kaluarës. Jam i zhgënjyer nga kolegët e partisë, njerëz me kontribute, të cilët ofrojnë bojkotin.? Ne oret e para te mëngjesit te se dielës pritet te dale edhe rezultati per njeriun qe do te drejtoje PD ne 4 vitet e ardhshme.