Report TV - Atentati ndaj aktorit u pagua 80 mijë euro, ja kush e porositi

  • 7 years ago
Atentati ndaj aktorit Mishel Prela Manoku, 31-vjeç, i cili u plagos dy ditë më parë te shkolla "Partizani" në Tiranë, është paguar 80 mijë euro për hakmarrje.

Ndaj 31-vjeçarit u qëllua tetë herë dhe mori në trup dy plumba, të cilëve arriti t'u mbijetojë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu tha gjatë një konference për shtyp se janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve porositësi, ekzekutori dhe tre anëtarë të bandës.

Policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin Shkëlzen Buçi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë autori i atentatit ndaj Prelës. Blutë kanë sekuestruar edhe armën e krimit tip pistoletë e cila i është gjetur atentatorit.

Blutë bëjnë të ditur gjithashtu se krimi është porositur nga Ervin Zallumi për hakmarrje. Kjo pasi në 2010-ën, Mishel Prela ka tentuar ta vrasë, duke e plagosur me thikë.

Të arrestuarit

Recommended