Report TV - Tiranë, plagoset me armë pronari i Argjendarisë, në kërkim autori

  • 7 years ago
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë rreth orës 09:30, pranë "Rrugës së Dibrës".

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosuri është Vangjel Kashara 28 - vjeç, pronari i një argjendarie të rruga e Dibrës

28 - vjeçari është qëlluar me armë nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë telefonuar menjëherë policinë në momentin e të shtënave. Blutë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale gëzhoja të shtëna nga armë e llojit pistoletë.

Recommended