Report TV - Tiranë, digjet makina e punonjësit të burgut,merr flakë edhe një taksi

  • 7 years ago
Dy makina janë përfshirë nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit në rrugën Shefqet Kuka në Tiranë.

Një person i maskuar ka hedhur benzinën në makinë tip benz e cila ishte në pronësi punonjësit të burgut Erjon.L.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report Tv se një i ri rreth 30 vjec dallohet në video i maskuar dhe që ka shkuar direkt te makina tip Benz, duke hedhur shishet me benzinë dhe më pas është larguar në rrugica.

Flakët u përhapën me shpëjtësi, duke bërë që të shkrumbohet edhe taksia e parkuar aty pranë.

Policia thotë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme.

Uniformat blu po hetojnë në dy pista, atë për shkak të detyrës, por edhe konflikte që mund të ketë patur Erjon.L. Gjatë flakëve është dëgjuar edhe një shpërthim, duke alarmuar banorët në zonë.

Zjarrëfikset kanë arritur të parandalojnë përhapjen e flakëve.

Recommended