Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/10/2017
Vlorë-Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 04:15 në lagjen ?28 Nëntori? në Vlorë, ku një mjet tip ?Mitsubishi? në pronësi të 57 vjecarit me iniciale Sh.S u përfshi nga flakët.

Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së 57 vjecarit në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen 28 nëntori.

Blutë sqarojnë se mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

Category

📺
TV

Recommended