Fluks pushuesish në zonat bregdetare, trafiku në kolaps - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta, kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin per te kaluar fundjavë në zonat bregdetare. Por si pasojë e kësaj dyndje ata kanë mbetur të bllokuar në trafik, ku problem është aksi rrugor ?Tiranë-Gjiri i Lalzit? në të cilin janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Lidhur me këtë situatë policia ka bërë një thirrje për drejtuesit e automjeteve që të kalojnë nga Ndroqi për të shmangur trafikun e rënduar. Ndërkohë, edhe në zonat e tjera bregdetare, trafiku paraqitet me probleme. Konkretisht, në akset Lezhë- Shëngjin, Shkodër - Velipojë; Fier - Vlorë. Edhe pse nuk janë qytete detare, Elbasani e Berati po përballen me fluks të lartë në trafikun e automjeteve. Rreth 2000 mijë emigrantë më makinë janë shtuar atyre ekzistuese të qytetit të Elbasanit. E njëjta tablo paraqitet edhe në qytetit e gurtë. Fluksi i vizitorëve në Berat ka shtuar ndjeshëm edhe trafikun e automjeteve. Për këtë arsye sektori i qarkullimit rrugor ka hartuar një plan masash për shmangur bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit. Por situata pritet të rëndohet edhe më shumë në fund të korrikut në qarkun e Beratit, kur nis edhe pelegrinazhit në malin e Tomorit.

Recommended