Stop - Skandali i “Kurum”, shpall falimentin, por nuk ndërpret punën asnjë ditë! (14 qershor 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Elbasani është një qytet i ndotur nga fabrika që përpunojnë lëndë të ndryshme, ku më kryesori është kompania ?Kurum?, e cila është denoncuar shpesh herë për ndotjen e ajrit dhe ujit, si dhe për trasnportimin e lëndëve radioaktive. Kompania turke përpunon hekurin dhe çelikun, aktivititet të cilin e ka filluar në Elbasan në vitin 1999, por në vitin 2015 shpalli falimentin dhe pushoi nga puna punonjësit në mënyrë të menjëhershme.

?Në 10 Tetor ne morëm njoftimin për largimin nga puna. Ne u ankimuam në gjykatë dhe hapëm procesin gjyqësor në Janar të vitit 2016. Pushim kolektiv nga puna për arsye të firmës, nuk e përballonte. Njoftimi u mor një ditë përpara dhe ne e morëm vesh kur u var letra në xham.?

Një prej ish-punonjësve shprehet se ka bërë tre seanca gjyqësore dhe se kur do të dilte përgjigjia e gjykatës u njoftua nga avokati se kompania ?Kurum? kishte shpallur falimentin, ndaj gjyqi do të pezullohej. Gazetarja e emisionit ?STOP? komunikon me kancelarin dhe sekretaren e trupit gjykues për çështjen e ish-punonjësve të kompanisë ?Kurum?, të cilët shprehen se gjykimi është pezulluar sepse kjo kompani ka shpallur falimentin.

Kancelari ? Sistemi është shumë transparent. Procesverbali i seancës 18.05.2016. I padituri: shoqëria ?Kurum?. Objekti: kërkohet paga deri në përfundim të kontratës. Vendim: me leje gjykata kërkoi, kërkon i padituri të shtyhet seanca për të sjellë QKR, është shtyrë atë ditë seanca. Vazhdojmë: seanca e datës 07.07.2016, e njëjta gjë. Me leje në gjykatë, paditësi tha: ?kam marrë dijeni që i padituri është në proces falimentimi, por unë nuk jam kreditor dhe nuk jam dakord të pezullohet gjykimi sipas ligjit për falimentim. Gjykata vendosi pezullimin e gjykimit të çështjes. Gjykimi i kësaj çështje do të vazhdojë pasi të zhduket pengesa që shkakton pezullimin.

Gazetarja ? Thelbin e çështjes, tek ajo fjala pezullim, e kemi ne ?

Kancelari ? Hahaha, shiko! Kushedi ka ndryshu vetëm emrin, nejse ? O Ket! Ka shkuar një denoncim për një çështje që ka pas Bujjari në 2016. Kurumi me ? Kurum International me ca persona që ?

Gazetarja ? Punonjës të larguar nga puna.

Sekretarja ? Është vendosur pezullimi për shkak të procedurave të caktuara.

Kancelari ? Po, falimentimit, tashi ? Se është sekretarja e seancës prandaj ëëë ?

Sekretarja ? E kemi të pezulluar akoma sepse derisa është shpallur falimenti dhe pjesa e debitorëve që kanë apo s?kanë pjesë, t?i shlyejnë këta punonjës, që kanë dalë nga puna. Ne kemi vendosur pezullimin në bazë të QKR, që na kanë ardhur.

Kancelari ? Kemi ndonjë vendim pezullimi?

Sekretarja ? Përditësohet QKR dhe rezulton akoma që është në proces falimentimi, nuk është shpall falimentimi. Është akoma në procedurë në Tiranë. Ata e hedhin topin anej-knej dhe akoma nuk ka të prerë. Janë lojëra të Kurumit, po ?

Gazetarja ? Gjithë historia është këtu, që Kurumi nuk është ajo e falimentua...

Recommended