Report TV - Akuzat e LSI, reagon Çako: Kanë emocionet dhe ethet e fushatës

  • 7 years ago
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka reaguar për herë të parë për akuzat e LSI, konkretisht nga Luan Rama dhe Monika Kryemadhi për përfshirje të policisë në fushatën elektorale.

I pyetur nga Report Tv, Çako u shpreh se i mirëkupton deklaratat në kushtet e temperaturave dhe etheve të fushatës.

?Policia është e angazhuar në zbatimin e ligjit në përputhje me kushtetutën. Mirëkuptoj cdo subjekt të caktuar që në emocionet e veta dhe kushtet e etheve dhe temperaturave të fushatës ka shprehjet edhe të drejtat e veta? deklaroi ai.

Pak ditë më parë Monika Kryemadhi deklaroi se nuk frikësohemi nga falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako.

Recommended