Beteja për qarkun e Korçës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qarku i Korçës është nje prej zonave me te rëndësishme ne Shqipëri dhe ne 25 qershor, socialistet kane vendosur te kërkojnë fitoren me Niko Peleshin i cili është votuar dy here ne Korçe si kryetar bashkie dhe ka qene zëvendëskryeministër përgjatë 4 viteve ne qeverinë Rama; ndërsa demokratet kane zgjedhur per te drejtuar fushatën ne ketë qark nje figure nga bota akademike, profesoren Valentina Duka, e cila ka qene dekane e Fakultetit te Histori Filologjisë.Socialistet dhe Niko Peleshi ne ketë gare mbështeten tek reformat e qeverise gjate mandatit te pare, ndërtimi i shtetit, reforma ne drejtësi, por edhe investimet specifike ne qarkun e Korçës.Ndërsa per demokratet premtimet e pambajtura te qeverise Rama jane avantazhi i tyre ne ketë gare.Për mandatin e dyte qeverisës, Partia Socialiste ka nje prioritet qe përben edhe betejën kryesore, hapjen e vendeve te reja te punës. Ne funksion te këtij qëllimi, por edhe per te rritur mirëqenien e banoreve te kësaj zone, Peleshi sqaron projektet konkrete duke filluar nga investimet ne rruge, projektet per hekurudhën, ndërtimin e nje aeroporti ne Korçe e deri tek investimet ne sektorin e turizmit.Zhvillimin ekonomik te zonës kane prioritet edhe demokratet e Valentina Duka shpjegon vizionin e PD per Korçën nëse qytetaret i besojnë votën.Qytetaret e qarkut te Korçës ne 25 qershor do te votojnë per 11 deputetet qe do ti perfaqesojne ata ne parlament ne 4 vitet e ardhshme e per shkak te peshës se ketij qarku, Korça eshte nje prej pikave me te rëndësishme te kësaj gare elektorale.

Recommended