Lufta kundër kanabisit, monitorim nga ajri dhe toka

  • 7 years ago
Sot në qarkun e Shkodrës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një njoftim të sajin, policia sqaron se krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.

Gjatë ditës së sotme u monitorua dhe u kontrollua zona e fshatrave:

Në njësinë Administrative Postribë, në fshatrat Vilez, Ura e Shtrenjtë, Prekal, Domen dhe Omaraj.

Në njësinë Administrative Pult, në fshatrat Sume, Likaj, Kasnec, Marknonaj, Bjeshka Kondaç, Lugina e Kirit, Pog, Gjuraj, Boks, Xhan, Mgull, Plan, Kuje dhe Kir.

Në njësinë Administrative Guri i Zi, në fshatrat Mazrek, Shpor, Dervishaj, Brahimaj, Nderfusha, Kodrat e Shengjergjit, Boç, Hundza, Gjoç, Ndersana, Geraj, Majç, Gjetkukaj.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.

Operacioni i monitorim - kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka./tvklan.al

Recommended