Report TV - Magjistari Walter Rolfo te 'Agna':Ku shohin mur, duhet të shohim dritare

  • 7 years ago
Supermagjistari italian dhe mental coaching, Walter Rolfo, i cili dhuroi spektakël për publikun shqiptar në BunkArt1, ka qenë i ftuar në një event formimi me punonjësit e Agna Akademi Leadership.

Deri ku mund të arrijnë limitet e mendjes njerëzore? A mundet ta bëjmë të pamundurën në të mundur? Ishin këto pyetje, që të lidhura me filozofinë e Agna Group për të krijuar frymë lidershipi në çdo nivel dhe përmirësim të vazhdueshëm, sollën një leksion frymëzimi dhe strategjie për punonjësit e kompanisë.

Përmes numrave të shpejtësisë të ndërthurur me histori personale, Rolfo, tregoi sesi forca e mendimit nuk njeh limite.

?Aty ku të tjerët shohin një mur, në duhet të shohim një dritare??, ishte një nga këshillat e ndara me stafin e Agna Group.

Për të treguar se kreativiteti dhe puna në ekip janë shtylla kryesore të suksesit në një kompani, pjesëmarrësit punuan së bashku për të realizuar vetë disa truke magjie.

Recommended