Report TV - KLSH: Janar-prill, zbulohen 169 milionë euro abuzime

  • 7 years ago
Janë 22.8 miliardë lekë shkelje dhe shpërdorime të kryera nga administrate shtetërore, në nivel qendror apo vendor, që ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpermjet auditimeve të kryera në periudhën janar-prill 2017. Shifra është e barabartë me 169 milionë euro.

Sipas KLSH, janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 960.5 milionë lekë, afërsisht 7.1 milionë euro.

Po kështu, konstatohen shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 21.9 miliardë lekë, afërsisht 162 milionë euro, nga e cila 20.7 miliardë lekë, afërsisht 153 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 1.2 miliardë lekë, afërsisht 9 milionë euro në fushën e shpenzimeve.

Recommended