Greqia jep të drejtën e kërkimit të naftës për bllokun në Detin Jon

  • 7 years ago
Lajmi i dhënë nga Ministria greke e Energjisë përmes kreut të saj Jorgos Stathakis se tre kompanive i është dhënë e drejta për të kërkuar naftë në bllokun e diskutueshëm detar me Shqipërinë, në kuadratin mes ishullit të Korfuzit dhe Sarandës, rrezikon një përplasje mes shtetit shqiptar dhe një kompanie që operon në këtë zonë, e licensuar nga Shqipëria.

Konkretisht, që në vitin 2007, vendi ynë ka lidhur marrëveshje hidrokarbure për bllokun Joni-5 me kompaninë Capricon, e cila sot ka ndryshuar emrin në Orion Albania Limited.

Kompania me seli në Londër ka të drejtat eksluzive për të kërkuar naftë në këtë zonë dhe rrezikon përplasjen në kërkimin e vendburimeve me tre firmat e licensuara nga Greqia.

Nëse do të ketë humbje ekonomike, kompania do t?ia kërkojë detyrimet Shtetit Shqiptar.

E kontaktuar nga Televizioni Klan, Ministria e Energjisë thotë se kjo çështje është në dorën e diplomatëve, dhe konkretisht ministrisë së Jashtme, e cila duhet të vendosë edhe njëherë kufirin detar përfundimtar me Greqinë.

Një marrëveshje e vitit 2008-të mes dy ministrave të Jashtëm grek e shqiptar për këto kufij u rrëzua disa vite më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Tv Klan

Recommended