Stop - Shefi i policisë Ballsh dhunon e bën për spital qytetarin e pafajshëm! (24 maj 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Almir Hasanaj, një qytetar nga Ballshi, denoncon në ?Stop? dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e shefit të policisë, Klodjan Caushaj, pa asnjë shkak. Almiri para disa kohësh ka pësuar një aksident dhe i është nënshtruar një operacioni të vështirë në shtyllën kurrizore.Po si të mos i mjaftonte ky problem, detyrohet të përballojë edhe shqelmat e shefit të policisë, duke përfunduar sërish në spital.Të njejtën gjë pohon edhe babai i Almirit, Besnik Hasanaj. ?Stop? bën të mundur një përballje mes shefit të policisë Klodian Caushaj dhe viktimës së tij, Almir Hasanaj, përmes kamerës së fshehtë.Shefi pranon, se e ka dhunuar, edhe psë Almiri nuk bërë asgjë. I vetmi justifikim i përfaqësuesit të rendit është, se ai nuk e dinte për operacionin.
?Jam shtruar të martën. Më ka marrë babi në telefon se është goditur një kushëri me një çelës dhe ishte te spitali. Afrohem këtu dhe shikoj të gjej çelësat përdhe. Vete te makina, shikoj makinën, më thotë shefi i rendit të kaloja matanë, të mos afrohesha aty. Kalova në anën tjetër të xhadesë, më thotë të mos e shikoja, i ktheva kurrizin të mos e shikoja sepse ishte hera e katërt që më bezdis, më godet, më shan. Kur kalova andej më godet me shkelm në mes të kurrizit, ku unë jam i operuar nga shtylla kurrizore, jam invalid. Pas kësaj, më shoqëruan në komisariat, atje nuk po rrija dot në karrige, u shtriva përdhe dhe pas një farë kohe nuk po ngrihesha dot fare.?

Almir Hasanaj rrëfen se pasi nuk po lëvizte dot më, u lajmërua ambulanca dhe kur i bënë grafinë në spital i thanë se i ishte shembur shtylla kurrizore, ndaj i dhanë ilaçe dhe e drejtuan në spitalin e Fierit, ku i bënë edhe disa gjilpëra dhe serume.

Gazetari ? Ju çfarë konflikti keni me shefin e rendit, Klodian Çaushaj? Pse dhunoheni në mënyrë periodike?

?Hiç. Asgjë! Unë nuk e di pse më ndalon, më shan rrugës, më godet. Është rasti i katërt.?

Gazetari i emisionit ?STOP? së bashku me Almirin i drejtohen spitalit të Ballshit për të marrë informacion se çfarë mjekimi ka marrë kur është shtruar pas goditjes së Klodian Çaushajt.

Doktoresha ? Nuk e di. Ne nuk shënojmë se kush e goditi dhe kë goditi. Do flisni me drejtorin sepse gjërat janë arkivuar dhe në momentin që? ka qenë tjetër mjek. Regjistri hapet vetëm me urdhër të drejtorit!

Gazetari komunikon me drejtorin e spitalit të Ballshit, i cili i thotë se ka qenë vetë prezent gjatë ditës që Almiri ka qenë i shtruar në atë spital.

?Ky ka marrë ndihmën e parë dhe ka ikur në drejtim të Fierit. Normale që tjetri nuk vjen kot në spital!?

I ati i Almirit, Besnik Hasanaj shprehet se i biri është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga shefi i rendit, Klodian Çaushaj. Ai thotë se nuk e di përse shefi e dhunon Almirin, ndaj kërkon një takim me të.

?Kam lajmëruar edhe Komisariatin Dixhital të Tiranës, ku më kanë thënë se do të mërren ata me këtë punë. Kam bërë njoftimin dhe unë dhe ...

Recommended