PS dhe PD drejt një marrëveshjeje

  • 7 years ago
Ka qenë një ditë e ngjeshur negociatash kjo e martë për zgjidhjen e krizës politike në vend, por duket se palët janë drejt marrëveshjes.

Një ditë pasi në kampin blu kryetari Lulzim Basha dhe aleatët e opozitës pranuan të negociojnë mbi paketëm McAllister, që i ofron opozitës 4 ministri dhe propozimin shtesë të bërë nga kreu i qeverisë për postin e zv/kryeministrit palët nisën lëvizjet.

Pas afatit 24 orë të zyrarit të lartë amerikan Hoyt Brain Yee, Lulzim Bashën është takuar mëngjesin e së martës fillimisht me aleatët.

Burime pranë selisë blu sqarojnë për televizion Klan se pas pranimit të paketës McAllister plus postin e zvkryeministrit e vetmja pikë që ka mbetur për dakordësi me kreun e qeverisë është data e zgjedhjeve e lidhur kjo me identifikimin dhe numërimin elektronik.

Në këtë pikë burimet sqarojnë se palët janë të ndara, pasi opozita sheh si mundësi mbajtjen e tyre në shtator, ndërsa nga ana e qeverisë si opsion më i mundshëm shihet zhvillimi i tyre në muajin korrik.

Kjo çështje ka qenë edhe në qendër të takimit të dytë që basha zhvilloi gjatë kësaj të marte me aleatët, detajet e të cilit besohet t?i ketë ndarë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.

Sakaq edhe kryeministri Edi Rama ka vijiuar negociatat me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili u pa të hyjë në zyrën e këtij të fundit ku qëndroi për afro 45 minuta.

Palët kanë preferuar të mos japin detaje nga takimet dhe negociatat që po zhvillohen në media. I vetmi zë nga kapi opozitar është ai i Agron Dukës, i cili gjatë një takimi me asamblenë e PAA-së ka folur me optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje që po negociohet mbi paketën McAllister plus ofertën e Ramës për postin e zvkryeministirt.

U mor në shqyrtim paketa McAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri, e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne.

Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy majash apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit.

Orët e pasdites pritet të jenë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje për situatën politike.

Tv Klan

Recommended