Report TV - Tirana pas protestës së opozitës, nis pastrimi

  • 7 years ago
Protesta e opozitës, që u zhvillua sot në Bulevardin ??Dëshmorët e Kombit?? la pas edhe gjurmët e pranisë së qytetarëve që morën pjesë. Pas 1 orë e 30 minutash protestë, qytetarët u larguan qetësisht, po cila ishte gjendja e bulevardit?

Letrat e hedhura, pankartat me mbishkrime të ndryshme, shishet e hedhura etj ishin vetëm disa nga papastërtitë që u vunë re pas përfundimit të protestës. Edhe pse kohat e mbeturinave ishin shumë pranë, ato gjendeshin të përhapura në të gjithë gjatësinë e Bulevardit.

Në protestë morën pjesë qytetarë dhe përkrahës së opozitës nga qytete të ndryshme të vendit.

Me dhjetëra punonjës të Bashkisë si dhe automjete pastruese mblodhën mbeturinat që u lanë pas në trotuaret dhe në lulishtet për të rikthyer bulevardin në gjendjen e tij normale.

Protesta e opozitës zgjati për rreth 1 orë e gjysmë, ku qindra protestues mbërritën nga qytetet e tjera për t?iu bashkuar atyre të kryeqytetit me kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme dhe krijimin e ?Republikës së Re?.

Recommended