Report TV - Blindohet Tirana, forca të shumta policie për mbarëvajtjen e protestës

  • 7 years ago
Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së Partisë Demokratike. Më shumë se 1500 efektiv janë vendosur pranë Kryeministrisë, ndërkohë që ishin të pranishme edhe forcat Speciale, forcat Renea dhe FNSH

Protestuesit e Partisë Demokratike për të shmangur incidentet kanë krijuar një kordon para oficerëve të policisë, që ishin femra dhe burra.

Gjatë protestës uniformat blu qëndronin në gatishmëri në dy krahët e kryeministrisë dhe pas godinës që qeverisë. Binte në sy se policët mbanin me vete disa çanta, ku kishin future pajisjen kundragaz.

Ndërkohë Report TV ka zbuluar urdhrin e Ministrisë të brendshëm Fatmir Xhafaj ku të gjithë policët që kishin siguruar perimetrin e protestës ishin të pa armatosur.

Burimet nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se pavarësisht se situata mund të agravonte, Policët nuk kishin armë. Përjashtim sigurisht bënin Forcat Speciale, të cilat qëndronin në gatishmëri jashtë perimetrit të protestës.

Recommended