Report TV - Batuta e Ramës: Talenti i Metës të jetë dhe president i palës tjetër

  • 7 years ago
Kryeministri Edi Rama thumbon sërish Ilir Metën pas zgjedhjes së tij President të Republikës.

Gjatë një takimi me veteranë, batuta e Ramës ishte sërish për Presidentin e ri, i cili sipas tij është jo vetëm përfaqësues i mazhorancës, por edhe i palës tjetër, pavarësisht se sipas tij, ata as nuk e pranojnë dhe as e mohojnë.

?I jap fjalën presidentit të zgjedhur që për hir të së vërtetës falë talentit politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe joni por edhe i palës tjetër, pala tjetër nuk e pohon por edhe nuk e mohon, por me kohë do të fillojë ta pohojë. Unë po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili?, u shpreh Rama.

Por nuk ka munguar as përgjigja e Metës: ?Falenderoj ish bashkëkryetarin tim të aleancës pasi unë s?jam më ai vazhdon të jetë, dua të flas fare shkurt. Një nga themeluesit e BE ka thënë që ?jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të gjithë të njëjtin horizont?.

Recommended