Stop - Blen dyqan në Tiranë, e nxjerr përmbarimi, kish hipotekuar një tjetër! (03 maj 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Bekushan Belli, një zonjë nga Tirana, tregon në emisionin ?STOP? se në vitin 2007 bleu një dyqan nga firma ?Delton? për 65 mijë euro. Por pas disa vitesh i vjen përmbarimi për ta nxjerrë jashtë, për llogari të shtetasit Reshat Ziko, që kishte hipotekuar po të njëjtin dyqan. Noteria Violeta Sulkaj thotë se kontrata e blerjes së zotit Mehmetali Belli është e rregullt dhe ligjor. Sipas saj, ndërtuesit kanë probleme me pronarin e ri të dyqanit. Në lidhje telefonike, pronarët e firmës ?Delta? Përparim Mekshi dhe Bujar Xhaferi thonë se janë në gjyq me Reshat Zikën, por shtetasi që i kanë shitur dyqanin, Mehmetali Belli, duhet ta mbronte vetë pronën nga përmbarimi??!

?Iu drejtova emisionit ?STOP? sepse për një kohë të gjatë kam patur një pronë këtu në Tiranë. Në vitin 2007 kam marrë një dyqan nga një pronar ndërtimi. Ata i bënë të gjitha veprimet, por pas 2-3 vitesh që kisha marrë pronën e kisha lënë dhe me qira, vijnë dhe më bllokojnë. Vijnë ata të përmbarimit privat dhe më thonë që nuk e kisha unë dyqanin, por ata. Dolëm jashtë, na terrorizuan, hynë me forcë në dyqan. Vajta në hipotekë dhe më thonë që e kishte marë dikush tjetër pronën, por si mund ta marrë kur unë jam blerësi i parë, si ia kanë bërë pa dokumente. Më thanë që nuk e dinin dhe se Reshat Ziko ishte pronari. Unë ia bleva Përparim Mekshit dhe Bujar Xhaferit.?

Violeta Sulkaj, e cila është noteria që ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës sipërmarrëse, u shpreh se kjo kontratë mes Përparim Mekshit, Bujar Xhaferit dhe Mehmet Bellit është e rregullt, brenda të gjithë kërkesave të ligjit.

?Si rregull duhet ta posedojë Mehmet Belli sepse ai e disponon në bazë të aktit noterial, të firmosur nga palët.?

Në pamundësi për të gjetur zyrat e shoqërisë ?Delton?, gazetarja e emisionit ?STOP? komunikoi me anë të një telefonate me përfaqësuesin e kësaj shoqërie, Përparim Mekshin, për ta pyetur se pse Mehmet Belli ka paguar 65 mijë euro për këtë objekt, kur ai tashmë ka një pronar tjetër.

Përparim Mekshi ? Dëgjo tani! Vërtet Mehmeti ka paguar për atë që ka blerë në rrugën ?5 Maji?, por arsyeja është se në momentin që ka dalë hipoteka, e kemi njoftuar për të ardhur për të marrë hipotekën. Nuk ka ardhur për ta marrë dhe atë dyqan e kanë tjetërsuar. Po vazhdojmë gjyqet me një palë të tretë, e ka vjedhur, mund ta quajmë e ka vjedhur nëpërmjet hipotekës.

Gazetarja ? Kush e ka vjedhur?

Përparim Mekshi ? E ka vjedhur, e ka tjetërsuar një Reshat Ziko. Ai ka qenë ndërtues në një pallat tjetër, s?ka pasur lidhje me ne fare. Ka qenë në një pallat tjetër, s?kemi pasur as kufi prone, asgjë! Ka hapur një gjyq të fshehtë, në fshehtësi në të gjitha drejtimet dhe me suportet e tij që ka patur në hipotekë, e ka marrë dyqanin, e ka tjetërsuar.

Gazetarja ? Qytetarit nuk i interesojnë konfliktet që keni ju si shoqëri ndërtimi me njëri-tjetrën. Ai ka paguar 65 mijë euro dhe sot nuk gëz...

Recommended