Report TV - Bregu: PD të hyjë në zgjedhje, s'bojkotuam as në 97

  • 7 years ago
TIRANE-Lulzim Basha sot deklaroi sërish refuzimin për t?u regjistruar në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Kryedemokrati jo vetëm që kërcënoi që më 18 Qershor zgjedhje nuk do të ketë, por as shtet pasi sic shprehet ai, shqiptarët do të marrin në dorë fatet e vendit.
Duket se deklarata e tij nuk është mikpritur nga disa figura me emër të Partisë Demokratike.

E para që ka reaguar me një shkrim të gjatë ka qenë Majlinda Bregu e cila cilëson se një bojkot i tillë mbi të cilin u deklarua sot Basha nuk ka ndodhur as në vitin 1997.
Kurse Jozefina Topalli shprehet se ka mbi 1 muaj që kërkon me insistim mbledhjen e grupit parlamentar, duke nënkuptuar se ky nuk është qëndrimi zyrtar i partisë, porse këto vendime janë marrë nga vetë lidershipi dhe disa njerëz përreth tij.

Kurse Eduart Selami, një prej themeluesve të PD-së, aktualisht demokrat në këtë parti tha se, Basha po dëmton seriozisht vendin me bojkotin ndaj zgjedhjeve.

Majlinda Bregu
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu pozicionohet kundër vendimit të Lulzim Bashës për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Përmes një statusi në Facebook, Bregu thekson se edhe partnerët ndërkombëtarë kërkojnë futjen e PD-së në zgjedhje dhe miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi.

Bregu sjell në vëmendje se PD nuk bojkoti zgjedhjet as në vitin e trazirave, 1997.

"Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!

Recommended