Report TV - Zgjedhjet, Ilir Meta zyrtarizon kandidatët për Tiranën
  • 7 years ago
Kryetari i LSI, Ilir Meta pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë zyrtarizoi listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Në listën e publikuar nga Meta ka shumë emra nga Lëvizja Rinore për Integrim.

Lista udhëhiqet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ndërsa kryetari i grupit të LSI Luan Rama është vendosur në pozicionin e pestë në listë.

Meta tha se Luan Rama është pikërisht në atë pozicion në të cilin ai do të garonte vetë nëse nuk do të ishte zgjedhur President.
Recommended