Report TV - Basha: Të hënën protesta në të gjithë vendin,bllokojmë trafikun

  • 7 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që të intensifikojë aksionin opozitar pas 62 ditësh në çadër. Ai deklaroi sot se ditën e hënë në të gjithë vendin demokratët do të nisin një protestë mbarë kombëtare ku do të bllokojnë trafikun.

"Sot dua të njoftoj se opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur itensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë.

Duke ruajtur si pishtar si monument çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë në mbarë vendin.

Ditën e hënë të gjithë shqiptarët bashkohemi mes orën 11 dhe 12 në bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë" deklaroi Basha.

Recommended