Report TV - Pukë, shpërthim i kontrolluar për shembjen e ish fabrikës së miellit

  • 7 years ago
PUKË-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kryejë sot në Pukë shpërthimin e kontrolluar të një objekti gjashtë katësh.

Ndërtesa e dalë jashtë përdorimit ka qenë fabrika e miellit të këtij qyteti, tashmë e braktisur prej kohësh.

Për këtë operacion në trupin e objektit janë hapur 200 vrima dhe do të përdoret 18 kilogramë lëndë shpërthyese.

IKMT ndodhet në Pukë prej disa ditësh duke kryer operacione të ndryshme në kuadër të projektit "Rikualifikimi urban i qytetit të Pukës".

Recommended