Report TV - Zbardhet plani i ri i Tiranës, taksë trafiku e tramvaj në unazën e re

  • 7 years ago
TIRANE-Tirana e së ardhmes do t?i dedikohet shumë më tepër këmbësorëve e biçikletave e automjeteve.

Plani i ri i Bashkisë Tiranë, i zbardhur nga Report TV, parashikon realizimin e një unaze tërësisht të dedikuar për transportin publik të qëndrueshëm me tramvaj e autobusë, dhe për lëvizshmërinë e këmbësorëve dhe biçikletave.

Në projekt theksohet se unaza do të ketë ?një diametër prej 3,5 km, dhe do të kthehet në një kufi fizik brenda të cilës qyteti të mund të përkufizohet si ?këmbësor? dhe që në 2030 do të kthehet në zonë me trafik të kufizuar, ku të zbatohet taksa e trafikut?.

Do të jetë prioritet realizimi i parkimeve në zonat e ndërlidhjes me akset kryesore të aksesit në qytet si dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me stacionin e trenit dhe linjën e tramvajit që do të lidhë bulevardin e veriut me sheshin ?Nënë Tereza?.

Dy unaza të gjelbra përreth Tiranës, nga 20 deri në 50 metra gjerësi

Seksioni i propozuar për realizimin e unazës së re, do të variojë nga 20 deri në 50 metra gjerësi. Kryesisht e realizuar në linjën e rrugëve ekzistuese, me qëllim për të kufizuar në maksimum veprat e shpronësimit është përcaktuar një rreze prej 50 m për çdo krah që do të interesojë rigjenerimin urban.

Plani i Përgjithshëm Vendor Tirana 2030 propozon një qasje të ngjashme për realizimin e unazës së dytë e cila së bashku me unazën e katërt, pyllit metropolitan dhe korridoreve ekologjike do të përbëjë infrastrukturën e gjelbër bazë të qytetit.

Recommended