Stop - E rrallë, bën 9 muaj murg me akuzën e mashtrimit, akuzueset nuk e njohin! (14 prill 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Qytetari Pashk Pjetri tregon në ?Stop?, se në shkurt 2012 i kërkuan të paraqitet në Prokurorinë e Shkodrës, ku i thanë, se kishte mashtuar 2 gra, duke u marrë nga 5 milionë lekë, për t?i shpëtuar nga burgu. Pashku thotë, se as që i njeh dy gratë në fjalë Valbona Smajli dhe Luiza Matllia. Madje edhe këto të fundit deklaruan në Gjykatë, se nuk kanë njohje me Pashk Pjetrin. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, që Pashku të clirohej nga akuza. Ai bëri 9 muaj e gjysmë burg në burgun e Shën Kollit dhe sot kërkon pafajësi e dëmshpërblim.?Stop? komunikoi me dy zonjat dhe me njërën prej tyre, Luiza Matllia bëri edhe një ballfaqim. Por mes të dyve, nuk rezultoi asnjë njohje dhe Luiza e pranoi këtë fakt.

Recommended