Vrasja e Artan Cukut, policia publikon videon e të dyshuarit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia kërkon ndihmën e qytetareve për këto pamje të cilat tregojnë autorin e dyshuar të vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku. Fill pas ngjarjes së rëndë të datës 8 prill, dy kamera sigurie kanë fiksuar këtë te ri të veshur me tuta sportive dhe me një kapele në kokë. Asnjë nga kamerat e sigurisë nuk funksionoi pranë pallatit ku u ekzekutua ish-drejtori i policisë se Vlorës. Ndërkohë burimet konfirmojnë se pista e hakmarrjes është përforcuar. Kjo për shkak se pas mbledhjes së disa informacioneve rezulton se njëri prej të afërmve të ish-kreut të policisë është i përfshirë në një tjetër ngjarje. Ndonëse është ende në proces verifikimi, burimet thonë për Vizion Plus se hetimi nuk ka lidhje me vetëvrasjen në komisariatin nr 4, por behet fjale tjetër krim. Ndërkohë nuk janë përjashtuar as pista e hakmarrjes për shkak të detyrës, por edhe ajo qe lidhet me biznesin, administrator i te cilit ishte Artan Cuku.

Recommended