Zgjidhja e krizës politike, Topi: Presidenti nuk mundet, zgjedhja me 71 vota e politizoi

  • 7 years ago
Kriza politike në të cilën është përfshirë vendi nuk mund të zgjidhet nga Presidenti i Republikës, pasi zgjedhja me 71 vota e ka politizuar dhe ka thyer besimin e palëve tek ky institucion. Sipas ish-Presidentit, Bamir Topi nëse do të ketë ndërhyrje për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 atëherë institucionet e pavarura do të kishin kompetencat dhe përgjegjshmërinë për ndërhyrje. Në një intervistë të dhënë për Channël Onë, Topi ka folur edhe për zgjedhjet e 18-qershorit, ku sipas tij ato duhet të mbahen siç kushtetuta e parashikon.



Presidenti i Republikës nuk është në gjendje që të zgjidhë krizën politike në vend, pasi me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që sollën zgjedhjen e tij me shumicë të thjeshtë, kanë thyer besimin e palëve tek ky institucion.

Kështu shprehet ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili në një intervistë të dhënë për Channël Onë, ka thënë se kriza e ka zanafillën pikërisht tek këto ndryshime, që humbën besimin e faktorit politik parlamentar tek institucionet e pavarura.

Recommended