Report TV - Robert Radoja: Humbëm një njeri që e donte këngën

  • 7 years ago
Muzikanti Robert Radoja ka folur gjatë një lidhje telefonike për Report Tv pas ndarjes nga jeta të kantautorit Françesk Radi.

Radoja tha se humbëm një njeri që e donte këngën. Sipas tij, Françesk Radi ka lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare.

"Humbëm një njeri të talentuar, që e donte këngën. Kemi shumë kujtime jete, shumë kujtime artistike. Është një humbje e madhe dhe një dhimbje e madhe.

Franccesk Radi ka qenë ndër këngëtarët e dënuar pas festivalit të 11-të. Muzikanti Radoja kujton se ka qenë një nga paradokset më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë.

"Ka qenë paradoksi më i çuditshëm që ka ndodhur ndonjëherë. Françesku ka lënë emër të mirë, ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare", tha Radoja.

Recommended