Lufta kundër kanabisit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i policisë se Tiranës Ervin Hodaj i kërkon Ministrisë se Arsimit që t?i kushtojë më shumë rëndësi ndërgjegjësimit të nxënësve për pasojat negative të hashashit. Gjatë takimit me prefektin e Tiranës dhe përfaqësues të prokurorisë per fushatën sensibilizuese kundër kultivimit te kanabisit, Hodaj ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e kontrollit ndaj uniformave blu qe është konsideruar si vettingu në radhët e policisë. Gjatë vitit që lamë pas, në Tiranë u zbuluan 85 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa janë asgjësuar ne total 171 parcela dhe 66929 bimë. Zonat më problematike mbeten malësitë e Shëngjergjit, Berzhites dhe Bovilles.

Recommended