Vazhdon lufta me flakët në ishullin Evia të Greqisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Zjarrfikësit në ishullin Evia të Greqisë po vazhdojnë betejën me flaket që përfshinë ishullin. Banorët e dy fshatrave janë evakuuar për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak të erërave të forta. sipas mediave greke 140 persona u vendosën në hotele larg ishullit, ndërsa pjesa tjetër u strehuan tek të afërmit e tyre.



Deri më tani zjarri ka shkrumbuar rreth 12 mijë hektar sipërfaqe toke, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në blegtori.




186 zjarrfikës me 62 mjete si dhe ushtarë janë në terren për të vënë nën kontroll zjarrin e përhapur tashmë në disa vatra, ndërsa avionë dhe helikopterë po ndërhyjnë nga ajri.



Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit por autoritetet po hetojnë edhe ne pistën e zjarrvënies në një pyll të dendur me pisha, ndërsa erërat e forta kanë komplikuar situatën.



Megjithatë autoritetet shprehen se e rëndësishme është qe nuk ka humbje në njerëz, dy javë më parë 94 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit apokaliptik që përfshiu Atikën.

Recommended