Nis lufta me koncesinarin e aeroportit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kontrata e konçesionarit të aeroportit Nënë Tereza duket se është një hap larg arbitrazhit ndërkomëbëtarë.Pas kontraditave të qeverisë me drejtuesit e këtij koncesioni, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të kontraktojë një studio ligjore avokatie e cila do të monitorojë zbatimin e marreveshjës mes qeverisë shqiptare dhe TIA-s.Lajmi është publikuar në qëndren zyrtare të botimeve, ku avokatura e shtetit do të hap garën për gjetjen e studios ndërkomëbatre që do të merret me këtë proces.Në përfundim të këtij verifikimi do të dalin dhe konkluzionet përkatese, nëse janë respektuar ose jo kushtet e kontratës. Nëse konkluzionet do të jenë të favor të qeverisë, kjo e fundit duket se do të ndërmarrë vendimin për ta depozituar këtë konflikt në arbitrazhin ndërkombtarë.Marrëdhëniet mes qeverisë dhe koncesionarit të aeroportit u acaruan më tej pas ngjarjes së grabitjes së miliona eurove brenda në pistë. Drejtuesit e kompanisë nuk mbajtën asnjë përgjegjësi, për grabitjen, edhe pse kanë injoruar në mënyrë të vazhdueshme kërkesat e aviacionit civil për të kryer investimet e nevojshme që rrisin sigurinë në aeroport.Por jo vetëm. Konflikti me koncesionarin e Rinasit është edhe financiar, pasi qeveria pas një auditimi nga kompani ndërkombëtare doli në konkluzionin që konçesioni ka tejkaluar çdo skenar fitimi, ndaj dhe kërkon rishikimin e termave financiare. Një kërkesë kjo e cila është kundërshtuar nga drejtuesit e aeroporit.

Recommended