Nis "lufta" Prokurori-Gjykate e Larte - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Prokuroria dhe Gjykata e larte po përballen me një tjetër lufte publike deklaratash. Organi i akuzës njoftoi se ka nisur një procedim penal për tre persona për ndikim të paligjshëm tek Gjykata e Lartë, por vete ky institucion thotë se nuk ka pasur kontakt me personat nën hetim. Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po procedon shtetasit Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, pasi akuzohen për veprën penale të "ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike". Organi i akuzës thotë se ka prova se këta persona kishin nisur që të mblidhnin shumën e parave për ta dorëzuar tek kryesuesi i Kolegjit Penal Gani Dizdari, me origjinë nga Tropoja. Vendimi për te cilin kërkohej ndërhyrje përmes mitmarrjes ishte ndaj Vilson Mellarajt, i cili akuzohej për vrasje dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Durrës, por kishte përfunduar për rekurs ne dyert e Gjykatës se Larte. Kjo e fundit pretendon ne deklaratën për shtyp se nuk ka pasur asnjë telefonate të anëtarëve të Kolegjit Penal me personat në fjalë, ndërsa vendimi është dhënë konform ligjit. Por nga ana tjetër, Prokuroria sqaron se Gjykata e Lartë ne maj të 2011 vendosi lënien në fuqi të vendimit te mëparshme për të dënuarin Vilson Mellaraj, pasi nga përgjimet telefonike rezulton se të pandehurit ishin vënë në dijeni të vendimit gjyqësor një ditë para shpalljes së tij. Jo vetëm kaq, por vendimi ishte i tille pasi gjyqtaret një dite përpara, ishin në dijeni edhe të faktit që ishin nen përgjim. Ne te gjitha raportet ndërkombëtare evidentohet fakti se gjyqësori ne Shqipëri është sektori me i korruptuar por ky është rasti i pare qe Prokuroria nis procedimin për një çështje qe implikon anëtarë te Gjykatës me te Larte ne vend.

The prosecution and the Supreme Court is faced with another war public statements. The prosecution announced that it has launched a criminal proceeding for three people for illegal influence to the Supreme Court, but the institution itself says it has had contact with persons under investigation. Prosecutor General declares that citizens Agron Lumeshi is proceeding, and Renato Mellaraj Lushakaj Enard, as charged for the offense of "illegal conduct and influence people with public functions." The prosecution says it has evidence that these people had begun to gather the amount of money to be handed to the Chairperson of the College of Criminal Gani Dizdari, originating from Tropoja. The decision on which intervention through bribery was required to Mellarajt Wilson, who was charged with murder and was sentenced by the Court of Appeal in Durres, but had completed for recourse in the Supreme Court doors. The latter claims in the press release that there was no call to members of the College of Criminal persons concerned, while the decision is given by law. But on the other hand, the prosecutor explained that the Supreme Court in May 2011 decided to uphold the previous decision to convict Wilson Mellaraj after the telephone intercepts show that the defen...

Recommended