Report TV - Lu dhe Vlahutin takim me Blushin Hafizi: Dialog për daljen nga kriza

  • 7 years ago
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.

Takimi u zhvillua në selinë e partisë së krijuar nga ish-deputeti socialist.

Në takim përveç Ben Blushit ka qenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ndërsa në qendër të diskutimit me ambasadorët ka qenë situata politike në vend.

Pas takimeve, deputetja Hafizi në një komunikim me mediat deklaroi se diskutuan për daljen nga ngërçi politik dhe zhbllokimi i Vettingut.